21 persona janë lënduar, teksa njëri prej tyre ka humbur jetën në incidentin e mbrëmshëm në në një lokal të Prishtinës.
Sipas policisë, kanë mbetur të lënduar katër meshkuj nga arma e zjarrit, teksa 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave-shisheve të qelqit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.
Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.