India lëshoi sot një raketë për të studiuar Diellin, njoftoi agjencia hapësinore e vendit, pas suksesit historik të uljes në polin jugor të Hënës me roverin Chandrayaan-3.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e internetit të Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore (ISRO), e ndjekur nga afro 500,000 shikues dhe me mijëra të mbledhur në një galeri shikimi pranë vendit të nisjes, raketa u ngrit duke lënë një gjurmë tymi dhe flakë ndërsa shkencëtarët duartrokitnin, raporton Reuters.
Në gusht, India u bë vendi i parë që zbarkoi një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.