Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka nisur programin e vaksinimit kundër COVID-19.
Modi ka thënë se pritet të vaksinojnë 1.3 miliardë njerëz duke shtuar se të parët do të jenë punëtorët e shëndetësisë.
“Ne po fillojmë vaksinimin më të madh në botë dhe kjo i tregon botës aftësinë tonë”, tha Modi, të shtunën në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.
India është e dyta në botë me numrin më të lartë të të infektuarve nga COVID-19, para saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miliona doza të vaksinave të kompanive Covishield dhe Covaxin janë dërguar atje para disa ditëve, shkruan BBC.