Gjatë qershorit industria përpunuese shënoi rritje në krahasime majit 2020. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave prodhimi i automobilave, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove u rrit me 73.2 për qind, ndërsa i mobilieve me 24 për qind.
Te prodhimet prej duhani rritja është 15.9 për qind, përpunimi i drurit dhe produktet prej tij pa mobilet u rrit me 14.8 për qind. Nga ana tjetër ulje shënon prodhimi i veshjeve me 19.5 për qind dhe i artikujve prej metali pa makineritë dhe pajisjet – me 5 për qind.