Protesta organizohet nën moton “PAGA DINJITOZE’ “JO DISKRIMINIMIT” dhe në bashkëpunim me Odën e Infermierëve të Kosovës, Shoqatën e Infermierëve të Urologjisë së Kosovës, Shoqatën e Instrumentareve të Kosovës, Shoqatëe e Infermierëve të Psikiatrisë së Kosovës.
“Ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, SHSKUK/QKUK, Spitalet Rajonale, QMF-të, QKMF-të, Shërbimet e Mjekësisë Urgiente përveq kujdestarive, që t’I bashkangjiten këtij marshimi. Në institucionet tjera të sigurohet dhënia e shërbimeve dhe zhvillimi normal i punës pas përfundimit të orarit të rregullt të punë ( ndërrimet ).Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që t’I respektojnë rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, respektivisht bartjen e maskave gjatë zhvillimit të aktivitetit, ndërsa ruajtja e rendit dhe qetësisë publike të jetë në nivelin e duhur dhe nivelin që na takon si profesionist shëndetësor”, njofton Sindikata e Infermierëve, raporton FolDrejt.