Inflacioni vjetor në Australi u rrit në 5.1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, duke treguar rritjen më të shpejtë në 20 vitet e fundit.
Drejtoresha e Statistikave të Çmimeve në Institutin Statistikor Australian (ABS), Michelle Marquardt deklaroi se shifra e regjistruar e inflacionit prej 5.1 për qind është shifra më e lartë e inflacionit që nga zbatimi i Tatimit mbi Mallrat dhe Shërbimet (GST) në vend. Marquardt tha se me vendosjen e GST në vend në vitin 2000, inflacioni u rrit në 6.1 për qind në vitin 2001, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ajo tha se inflacioni vjetor u regjistrua në 2.1 për qind në baza tremujore në mars 2022 dhe se rritja e çmimeve të banesave, karburantit dhe kostove të arsimit ishte efektive në këtë nivel të lartë. “Vazhdimi i materialeve të ndërtimit dhe mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të mallrave, kërkesa e fortë ka ndikuar në rritjen e çmimeve për banesat e reja”, tha Marquardt.
Me shfaqjen e një shifre inflacioni shumë më të lartë se pritshmëria vjetore prej 3.7 e Bankës së Rezervës së Australisë (RBA) ka nisur të flitet për një rritje të normave të interesit në vend në javët në vijim.
Sean Langcake nga IS Oxford Economics tha se rritja e normës së interesit do të jetë në tryezë në mbledhjen e bordit të RBA-së, e cila do të mbahet në fillim të majit, për shkak të presioneve në rritje të inflacionit në Kinë.
“Do të ketë rritje të normës së interesit përballë rritjes së papritur të inflacionit. Presim që RBA të rritet me 15 pikë bazë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Bordit të Ekonomisë së Bankës ANZ.
RBA kishte ulur normat e interesit nga 0.25 për qind në tetor 2020 me 0.15 pikë përqindjeje në 0.10 për qind./FolDrejt/