Inflacioni në Holandë, me ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimit në shtator në bazë vjetore arriti në 14.5 për qind, që është niveli më i lartë që nga vitit 1963.
Instituti i Statistikave të Holandës (CBS) publikoi të dhënat e inflacionit në vend për muajin shtator, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas kësaj, inflacioni i cili ishte 12 për qind në gusht, në shtator u rrit në 14.5 për qind. Përqindja në fjalë, u shënua si më e larta që nga viti 1963 kur është filluar të regjistrohen këto të dhëna.
Rritja e çmimeve të energjisë ka qenë efektive në rritjen e inflacionit. Çmimet e energjisë në shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u rritën me 200 për qind./FolDrejt/