Gazetari Urall Boshnjaku ka reaguar lidhur me raportimin e medieve për situatën në Izrael sot.
Boshnjaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se zëdhënësi i Hamasit, Halid Kadumi i ka thënë Al Jazeera-s se operacioni ushtarak i grupit është një përgjigje ndaj të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave nga Izraeli.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qe pak informata që s’mund t’i lexoni në mediet tona, në lidhje me arsyet pse u sulmua Izraeli sot.
Zëdhënësi i Hamasit, Halid Kadumi i ka thënë Al Jazeera-s se operacioni ushtarak i grupit është një përgjigje ndaj të gjitha mizorive me të cilat janë përballur palestinezët gjatë dekadave nga Izraeli.
“Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si xhamia e shenjtë Al-Aksa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai.
“Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha Muhammed Deif, komandanti ushtarak i Hamasit, duke shtuar se u lëshuan 5000 raketa.
“Të gjithë ata që kanë një armë duhet ta përdorin atë. Ka ardhur koha,” tha Deif, sipas raporteve.
Hamasi u bëri thirrje “luftëtarëve të rezistencës në Bregun Perëndimor” si dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t’i bashkohen betejës, në një deklaratë të postuar në Telegram. /FolDrejt