Instagram, platforma e kompanisë amerikane “Meta”, planifikon të transferojë mjetet e saj të përmbajtjes së markës në rrjetin e ri social “Treads”, njoftoi sot portali amerikan Axios, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.
Mjete të tilla do t’i ndihmojnë tregtarët të punojnë me ndikuesit në partneritete me pagesë në platformë ndërsa reklamimi nuk është i disponueshëm, raportoi Reuters.
“Treads”, i cili fitoi 100 milionë përdorues në pesë ditë të ekzistencës së tij, konsiderohet si rival i “Twitter” në pronësi të miliarderit amerikan Elon Musk./FolDrejt/