Eriksen nuk e ka të sigurt të ardhmen me Inter.
Ylli danez, Christian Eriksen, duket se nuk po arrin të përshtatet me skemat e trajnerit italian, Antonio Conte.
Më pak se një vit nga transferimi i tij tek Inter, lojtari ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’.
Sipas ‘Dailymail’, Eriksen mund të largohet qysh këtë merkato, transmeton lajmi.net.
Antonio Conte po planifikon të ndryshojë gjërat në skuadër, që të jetë sa më konkurrues në sezonin 2020/21.
Mbetet të shihet nëse kartoni i danezit do të shitet nga Inter.