Loja e mirë dhe synimet madhore që ka Kombëtarja shqiptare për t’u kualifikuar edhe njëherë tjetër në Evropian, ku një dritare e mirë është edhe Liga e Kombeve, ka bërë që pas Islandës, të ketë interes të madh për ndeshjen e dytë ndaj Izraelit.
Biletat për sfidën e 10 qershorit në “Air Albania” vazhdojnë të shiten me një ritëm të shpejtë. Deri më tani janë shitur rreth 10 mijë bileta, teksa jemi katër ditë larg nga nisja e ndeshjes. Pritet që stadiumi thuajse të mbushet plot.
Sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët prapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lekë të rinj./konica.al/