Inter thuhet se kanë rënë dakord me kushtet për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, por Bayern Munich ka humbur afatin e parë për të blerë Ivan Perisic për 20 milion €.
Interi ka fituar garën me Chelsean për Mertens, dhe Corriere della Sera tani po pretendon se ata kanë paraqitur zyrtarisht një marrëveshje dy vjeçare me vlerë 5 milion € në sezon, me një bonus prej 4 milion €.
La Repubblica po ashtu ka raporton se Inter ka arritur një marrëveshje me përfaqësuesin nga Belgjika.
Të dy gazetat janë dakord që nenshkrimi me 32-vjeçarin si transfer i lirë do t’i hapë rrugë Lautaro Martinez për t’u bashkuar me Barcelonën.
Nga ana tjetër, Inter nuk do të jetë në gjendje të marrë para nga Perisic shumë shpejt.
Kjo për faktin se, Sky Sport Italia, raporton se Bayerni ka humbur afatin për opsionin e blerjes prej 20 milion eurosh për ta shndërruar të përhershëm kalimin e Perisic në Bayern.
Sidoqoftë, gjigandët gjermanë kanë kërkuar më shumë kohë, për shkak të pandemisë koronavirus.
Përkundër kësaj, paralajmërohet që Interi nuk dëshiron të pranojë asgjë më pak se sa çmimi aktual për kroatin, i cili ka pesë gola dhe tetë asistime në 22 ndeshje këtë sezon.