Sot që herët në mëngjees, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), është duke u zhvilluar një operacion në disa lokacione.
“Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm. IPK do ju informoj gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj nuk e ka konfirmuar për të arrestuar por që në mesin e të dyshuarve ka edhe policë, shkruan rtv21, përcjell Fol Drejt.
“Akoma është në zhvillim operacioni, ka polic të dyshuar, për arrestimet do ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Hodaj./FolDrejt/