Irani zyrtar është shprehur se me SHBA-në dhe BE-në nuk do të ketë negociata përtej bisedimeve bërthamore.
“SHBA-ja dhe Evropa kanë dështuar në provimin për të zbatuar angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore”, tha Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani tha se “Me SHBA-në dhe Evropën të cilat kanë dështuar në përmbushjen e angazhimeve të tyre në marrëveshjen bërthamore, nuk do të hyjnë në asnjë proces negocimi përtej bisedimeve bërthamore që vazhdojnë në Vjenë”, shkruan AA.
Shamkhani bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me negociatat bërthamore të cilat një kohë të gjatë vazhdojnë në Vjenë për të rivendosur në zbatim marrëveshjen bërthamore të emërtuar si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA). Ai tha se “SHBA-ja dhe Evropa kanë dështuar në provimin për të zbatuar angazhimet e tyre në marrëveshjen bërthamore”.
“Marrëveshja bërthamore aktualisht për Iranin është bërë një guaskë e zbrazët në çështjen e fushës ekonomike dhe heqjes së sanksioneve. Me SHBA-në që shkeli marrëveshjen dhe me Evropën që nuk zbaton angazhime e saj nuk do të zhvillohen në asnjë mënyrë negociata përtej bisedimeve bërthamore”, tha Shamkhani.
Bisedimet bërthamore në të cilat diskutohet për sigurimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore dhe kthimin e SHBA-së në marrëveshje, zhvillohen në Vjenë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Irani.
Ndërsa SHBA-ja e cila u tërhoq në vitin 2018 në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në periudhën e ish-presidentit Donald Trump, merr pjesë në bisedime në mënyrë indirekte nëpërmjet Bashkimit Evropian.
Palët theksojnë se në bisedime kanë hyrë në fazën e vendimmarrjes.
Palët evropiane në marrëveshje, Britania, Franca, Gjermania dhe SHBA-ja dëshirojnë të zgjerojnë fushëveprimin e negociatave lidhur me çështjet që përbën shqetësim për ata si programi raketor balistik dhe dominimin rajonal të Teheranit ndërsa Irani refuzon këto kërkesa./FolDrejt/