Për shkak të nxehtit ekstrem në Iran, u vendos që në datat 2-3 gusht të mbyllen institucionet në të gjithë vendin, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, Ali Bahadori Jahromi në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha: “Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve për shkak të vapës së paprecedentë të këtyre ditëve, u pranua nga Këshilli i Ministrave rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të shpallur ditë jopune të mërkurën dhe të enjten në të gjithë vendin”.
Në Iran, ku moti jashtëzakonisht i nxehtë ka qenë efektiv gjatë javëve të fundit, pritet që nesër temperatura e ajrit të arrijë në 51 gradë Celsius në disa qytete në jugperëndim të vendit. Në kryeqytetin Teheran pritet temperaturë prej 40 gradësh.
Ministri iranian i Shëndetësisë, Bahram Eynullahi i sugjeroi qeverisë që rajonet ku temperatura e ajrit kalon 40 gradë të shpallen ditë jopune në fundjavë.