Ish gjenerali turk Fahri Erenel thekson për ngritjen e raporteve mes Rusisë dhe Turqisë. Sipas tij këto dy shtete koordinohen në Sirinë lindore, kurse bashkëpunojnë mbi Ballkanin, përcjell foldrejt.com intervistën e Erenel për median ruse “RT”.
Pasi ka sqaruar koordinimin në Siri mes Rusisë dhe Turqisë, pikërisht për kontrollin e lindjes së Eufratit dhe largimin e forcave ekstremiste nga Idlib, ish gjenerali turk është pyetur edhe për konkurrencën mes këtyre dy shteteve mbi Ballkanin.
Në pyetjen nëse rrjedhja turke (TurkStream) do përmirësonte bashkëpunimin ruso-turk mbi Ballkanin, ai përgjigjet:
“Ky projekt do zhvillojë raportet bilaterale mes dy vendeve. Do sjell edhe më tepër Turqinë mbi Ballkanin dhe mbi të gjitha do betonizojë raportet me Serbinë. Edhe njëherë do thellohen marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës,” tha ai, përcjell foldrejt.com.
Vërejtje e foldrejt.com: Dihet se popujt e vegjël si ne shqiptarët, e kanë thuajse të pamundur të vendosin vetë për fatin e tyre. Dikur Polonia, edhepse ishte kulturalisht më afër Perëndimit, u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik falë ndërhyrjes dhe kërkesës së vazhdueshme të Stalinit në Konferencën e Jaltës. Tani kur bota po ka disa fuqi globale, nuk dihet sesi do përfundojë një Jaltë e re…gjithmonë nëse tërhiqet SHBA dhe BE nga Ballkani Perëndimor. Rrjedha turke ka qenë e kundërshtuar nga Bashkimi Europian, dhe ishte ndër arsyet kryesore të përkeqësimit të marrëdhënieve mes Gruevskit dhe Perëndimit.