Tashmë ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka kërkuar hallallin banorëve të kryeqytetit, pasi këtë detyrë ia ka dorëzuar fituesit të zgjedhjeve lokale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.
Ahmeti i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe njëkohësisht ua ka kërkuar hallallin, atyre që kanë mundur të hidhërohen me vendimet e tij.
“Falemnderit qyteti ma i mirë në botë. Nder të isha në shërbimin tuaj! Flm për mbështetjen e kritikën. Ma bëni hallall për idhnimet. Qëllimet kane qenë dhe vazhdojnë të jenë gjithmonë të mira. Kam hy me buzëqeshje dhe po dal me buzëqeshje. Love you Prishtinë!
Over and out”, ka shkruar Ahmeti.
Përndryshe, Ahmeti sot ia dorëzoi detyrën Ramës, i cili pritet ta udhëheqë kryeqytetin për një mandat 4 vjeçar.