Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka folur sot reth zhvillimeve të fundit në Bruksel.
Ajo ka komentuar zhvillimet e sotme, ku tha se dialogu i ndërmjetësuar nga Borrelli e Lajçaku tash e sa kohë dukshëm anon kah Serbia, duke toleruar shkeljet e saje duke e kushtëzuar Kosovën pafundësisht, përcjell Fol Drejt.
“ASGJË E RE!
Dialogu i ndërmjetësuar nga Lajcak e Borrell tash e sa kohë dukshëm anon kah Serbia, duke toleruar shkeljet e saj, e duke kushtëzuar pafundësisht Kosovën.
Presidentja të ftojë urgjentisht ‘TRYEZË UNITETI’ me të gjitha partitë politike parlamentare dhe bashkërisht të bëjnë një Rishikim Strategjik të pozicionit të Kosovës në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Kryeministria pastaj – të bëjë publik dhe të përfaqësojë qëndrimin e dakorduar të unitetit politik. Vetëm kështu ndihmohet Kosova nga vorbulli i rrezikshëm ku gjindet sot!
I ashtuquajturi ‘Asociacion i komunave me shumicë serbe’ i nënshkruar më 2013/2015 – pakëson dhe dobëson sovranitetin e Kosovës, dhe forcon Serbinë zyrtare në Kosovë për të mbajtur pastaj përjetësisht peng shtetin dhe qytetarët serb të Kosovës. Andaj si i tillë – do të duhej të refuzohet nga të gjithë – përfshirë partitë që e kanë nënshkruar – pa u menduar dy herë.
Dialogu ka kuptim vetëm kur udhëhiqet nga një ndërmjetësues që nuk e injoron të vërtetën”, u shpreh ajo./FolDrejt/