Një sulm raketor rus ka vrarë të paktën tetë civilë dhe ka plagosur 21 në Lysychansk , raporton Reuters.
Sipas një zyrtari lokal, civilët ukrainas u sulmuan nga raketat ruse, teksa ishin duke mbushur ujë në një depozitë.
“Sot, kur njerëzit civilë po mbushnin ujë nga një depozitë uji, rusët u sulmuan me raketa,” tha Serhiy Gaidai , guvernator i rajonit të Luhanskut në Telegram.
Lysychans është qyteti i fundit i madh që ka mbetur në duart e rusëve në rajonin e Luhanskut, një nga dy provincat e pellgut të Donbasit , siç quhet Ukraina lindore e industrializuar./abcnews.al/
#Lysyschansk, #Luhansk region.
A father learns that his daughter was killed. She was among those who gathered to get some fresh water.#Russian occupies deliberately fired multiple rocket launcher at them.
At least 8 people killed, at least 20 injured.#StandWithUkraine pic.twitter.com/YRjM1zMalq— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) June 27, 2022