Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar pas intervenimit kirurgjik të presidents Osmani në një klinikë private duke anashkaluar ato publike.
Në postimin e tij ai ka kërkuar që shërbimet shëndetësore me të cilat shërbehen çdo ditë qindra e mijëra qytetarë, të bëhen prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit.
“Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj Institucioneve Publike Shëndetësore, siç është rasti i operimit të Presidentes në një klinikë private.
Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj Qeverie, është edhe më shqetësues.”, ka shkruar Ismaili.
“Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është PA ministër.
Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund.”, ka shtuar ai./FolDrejt/