Një person është arrestuar nën dyshimet për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur rreth dy javë më parë, më 14 korrik, rreth orës 23:30, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se dyshohet që i dyshuari ka sulmuar/goditur me një mjet të fortë viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.