Një person ka pësuar dëme materiale e trupore pas përfshirjes në një aksident dhe grabitje, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, rreth orës 17:32 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një aksidenti në trafik, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoje e aksidentit.
Ndërkaq, rasti është në procedurë hetimore.