Në Itali u raportuan 20,499 raste pozitive me COVID-19, nga dje që ishin 19 886, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa 253 persona kanë humbur jetën.
Gjithsej, janë 2, 194 pacientë të shtruar në kujdes intensiv, me një rritje prej 26 njësish, krahasuar me dje. Pranimet ditore në kujdesin intensiv ishin 188.
Në pavijonet e zakonshëm, janë 18 292 pacientë, 35 më shumë se dje.