Numri i të evakuuarve për shkak të përmbytjeve në rajonin Emilia-Romagna u reduktua në 26,324, pasi 10,000 prej tyre u kthyen në shtëpitë e tyre.
Sipas agjencisë Ansa, uji po tërhiqet ngadalë nga Faenza, Forli, Cesena dhe vendet e tjera më të prekura, përcjell Fol Drejt.
Nga ana tjetër, ujërat janë ende të pranishme në Ravena dhe rrethinë, por vlerësohet se rreziku i përmbytjeve është eliminuar./FolDrejt/