Autoritetet italiane sekuestruan një rekord 5.3 tonë kokainë që u transferua nga një anije në tjetrën në brigjet jugore të Siçilisë, njoftoi sot policia lokale.
Vlera e parashikuar e mallit është 850 milionë euro, ndërsa pesë persona janë arrestuar, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Reuters.
Bëhet fjalë për pesë anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit “Ferdinando d’Aragona”, e cila u ndalua nga Garda Financiare./FolDrejt/