Qeveria italiane ka vendosur të zgjasë ndalimin e udhëtimeve jo të domosdoshme mes të 20 rajoneve të shtetit fqinj deri më 27 mars, në mesin e frikës që kanë ngjallur variantet e reja të koronavirusit.
Autoritetet italiane po përpiqen të marrin masa për të frenuar përhapjen e varianteve të reja, që konsiderohen shumë më infektuese se variant fillestar i koronavirusit.
Një nga vendimet e para të kryeministrit Mario Draghi ishte kufizimi për të vizituar familjen dhe miqtë, duke thënë se nuk lejohen më shumë se dy persona te huaj ne një shtëpi.
Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus nga rënë nga 40.000 në nëntor, në 15.000 tani, shkalla e infektimit dhe përqindja e testeve pozitive është rritur në disa rajone.
Që prej shpërthimit të epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, në Itali janë shënuar 95.718 viktima, shifra më e lartë kjo në Evropë pas Britanisë së Madhe, dhe e shtata në listën botërore.