Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë kanadeze pas dyshimeve se të njëjtët u kanë shpërndarë karamele me kanabis më shumë se 12 fëmijëve.
Policia në Ëinnipeg, Manitoba, bëri të ditur se një burrë 63-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare janë arrestuar për shpërndarjen e karamele me përmbajtje THC (tetrahydrocannabinol), përbërësi kryesor i kanabisit.
Në total, më shumë se 12 fëmijë të moshës 6 deri në 16 vjeç morën ëmbëlsira të tilla.
Të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në Kanada për qëllime rekreative./FolDrejt/