Propaganda serbe dhe manipulimi e shtrëmbërimi i fakteve po vazhdon, madje në masë të madhe kjo po përkrahet edhe nga vendet e perëndimit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se bisedimet që zhvilloi në Uashington mëngjesin e sotëm ishin të suksesshme për Serbinë, se një tjetër konfirmim erdhi nga Departamenti i Shtetit dhe se veprimet e presidentit Aleksandar Vuçiq ishin të sakta dhe se ne po mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore, që të mos rrezikojmë të ardhmen tonë.
“SHBA-të sinqerisht mbështesin qëndrimin se Asociacioni është diçka për të cilën është rënë dakord më parë dhe nuk është më temë diskutimi, se duhet të formohet në mënyrë që të diskutohet më tej dhe pastaj të vazhdohet me zbatimin e marrëveshjes”, tha Daçiq në Uashington, raportojnë mediat serbe, transmeton Fol Drejt.