Jakup Asipi ishte hoxhë nga Sllupçani i Kumanovës, i njohur në të gjithë trevat shqiptare për thirrjen e veçantë në fenë islame, dijen e oratorinë.
Ai përveç hoxhë në Maqedoni, ishte hoxhë dikur edhe në Leverkusen të Gjermanisë, por që u kthye për të kontribuar në vendin e tij, që aq shumë kishte nevojë.
Ai la shumë fjalë pas vetes, që edhe pse ka kohë që hoxhë Jakup Asipi ka vdekur, ato vazhdojnë të shpërndahen e lexohen ende.
Kjo është vetëm njëra nga thëniet e shumta që vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale e të pëlqehen shumë.
“Islami është Fe e lehtë. Vështirë është të mos jesh musliman. Të jesh musliman është shumë e lehtë, 23 orë e gjysmë punon çka të duash, ndërsa 5 kohët e namazit përfshin vetëm gjysmë ore. Pastaj 97.5 euro janë të tuat 2.5 euro janë të fukarasë (Zeqati). A qenka e vështirë? 100 vite jeton, vetëm njëherë duhet të shkosh në haxh. A e sheh, s’ka më lehtë”, thoshte hoxhë Jakup Asipi. /FolDrejt/