Japonia ka vendosur të shtyjë borxhin prej 7.8 miliardë jenësh (60 milionë dollarë) të Ukrainës, e cila po përjeton probleme ekonomike pas sulmeve të Rusisë.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Japonisë thuhet se ministri i Financave i Ukrainës, Sergii Marchenko dhe ambasadori i Japonisë në Kiev, Kuninori Matsuda shkëmbyen mendime mbi lehtësimin e borxhit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Qeveria e Japonisë ka vendosur të shtyjë borxhin e Ukrainës prej 7.8 miliardë jen (60 milionë dollarë) për të lehtësuar barrën e saj ekonomike.
Në përputhje me vendimin, borxhi do të shlyhet me 10 këste që nga qershori i vitit 2027.
Japonia do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e G7 dhe komunitetin ndërkombëtar për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës./FolDrejt/