Municionet thërrmuese të furnizuara nga SHBA janë në duart e Ukrainës dhe janë vendosur në terren, tha sot zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby.
“Ne kemi pasur disa reagime fillestare nga ukrainasit dhe ata po e përdorin atë në mënyrë mjaft efektive,” tha Kirby gjatë një konference për shtyp.
Ai vuri në dukje se municionet thërrmuese do të kenë një ndikim të madh në formacionet dhe manovrat ruse të mbrojtjes dhe nga Kievi u njoftua se bombat thërrmuese do të përdoren vetëm për të eliminuar “përqendrimet” e mëdha të ushtarëve rusë, raporton Reuters./FolDrejt/