Agjenti i Ansu Fatit, Jorge Mendes, ka lënë në pritje bisedimet për të ardhmen e lojtarit në Barcelonë deri në fund të sezonit, pasi ai dëshiron që lojtari të fokusohet në objektivat kolektive, raporton SPORT.
Xavi u “tërbua” javën e kaluar kur u pyet për të ardhmen e Fatit, duke deklaruar se lojtari nuk ishte në shitje. Megjithatë, e vërteta është se sulmuesi 20-vjeçar nuk ka qenë në maksimumin e tij këtë sezon, përkeqësuar edhe nga fakti se ai nuk po merr minuta të mjaftueshme nga klubi për të rizbuluar formën e tij.
Mendes e ka ngrirë të gjithë çështjen e transferimit deri në fund të sezonit pasi ai nuk dëshiron që kjo çështje të krijojë tension në dhomën e zhveshjes dhe të pengojë shanset e Barcelonës për të fituar trofe në këtë sezon, përcjell Fol Drejt.