Trajneri i klubit futbollistik të Romës, Jose Mourinho do të qëndrojë në klubin romak deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, raportojnë mediat italiane.
Thuhet se Mourinho kishte oferta nga Newcastle dhe PSG, por vendosi të përfundojë kontratën e tij me Romën.
Mediat italiane raportojnë se eksperti portugez së fundmi ka qëndruar në Londër me familjen e tij dhe më pas pas kthimit në Romë ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin e Italisë deri në fund të sezonit të ardhshëm, transmeton Fol Drejt.