Sipas Calciomercatoweb, Juventus po planifikon një lëvizje të papritur verore për yllin e Real Madridit, Karim Benzema.
Kontrata e Benzemas me Los Blancos skadon në fund të sezonit dhe Juve do të shpresojë ta nënshkruajë atë falas, njofton Goal, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, raporti thotë se nënshkrimi do të jetë i mundshëm vetëm nëse Juventusi është në gjendje të sigurojë ish-menaxherin e Real Madridit, Zinedine Zidane si trajnerin e tyre, nën të cilin Benzema mezi pret të luajë./FolDrejt/