Calciomercato ka zbuluar se Juventusi nuk do të lejojë që qendërmbrojtësi Federico Gatti të largohet nga skuadra italiane, transmeton Fol Drejt.
Gatti u ble këtë sezon si zëvendësues për dyshen e larguar Chiellini dhe De Ligt. Por Max Allegri ka këmbëngulur me Bonucci dhe Bremer si titullarët e tij duke lënë ish-lojtarin e Frosinone në stol, transmeton Fol Drejt.
Një largim nga klubi në huazim në janar dukej i pashmangshëm për mbrojtësin, por skuadra italiane ka hequr të gjitha mundësitë. Klubi beson se Gatti është ende i ri dhe mund të jetë një titullar i ardhshëm për Zonjën e Vjetër./FolDrejt/