Marco Verratti thuhet se është i pakënaqur në Parc des Princes dhe Calciomercato raporton se Juventus mund të përfitojë nga situata dhe ta joshë atë të transferohet në Torino, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Italiani kohët e fundit nënshkroi një zgjatje të kontratës me PSG-në deri në vitin 2026, por mund të konsiderojë ndarjen me Les Parisiens pas 11 vitesh, pas kritikave që ka marrë pas paraqitjes së tij kundër Bayern Munichut. /FolDrejt/