Legjenda e futbollit francez, Just Fontaine, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, raportojnë mediat lokale, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Fontaine, i cili ka lindur në Marok, por ka përfaqësuar Francën ndërkombëtarisht, njihet më së shumti për shënimin e më shumë golave në një Botëror të vetëm, pasi shënoi 13 gola në gjashtë ndeshje në turneun në Suedi në vitin 1958, një rekord që deri më sot mbetet i paarritshëm.
Pasi bëri emër në futboll në USM Casablanca, ai vazhdoi të shijonte periudha të frytshme me Nice – ku shënoi 42 gola në 69 paraqitje për klubin dhe Reims, për të cilin shënoi 122 gola në 131 ndeshje.
Gjëja më mbresëlënëse është se ai shënoi 30 gola në vetëm 21 ndeshje për kombëtaren franceze.
Fatkeqësisht, karriera e tij u ndërpre nga lëndimet dhe Fontaine e përfundoi karrierën e tij të lojës në moshën 28-vjeçare.
Në vitin 2004, Pele e quajti atë një nga 125 futbollistët më të mëdhenj të gjallë, ndërsa në vitin 2003, në UEFA Jubilee Awards, ai u zgjodh si lojtari më i mirë në Francë në 50 vitet e fundit. /FolDrejt/