Të gjitha anijet e bllokuara në Kanalin e Suezit si rezultat i ngecjes së anijes gjigante të transportit Ever Given në mars kanë kaluar tashmë dhe ky kanal i rëndësishëm transporti është përsëri në funksionim të plotë.
Sipas autoriteteve menaxhuese të shtunën kaluan kanalin 61 anijet e fundit nga 422 anije që prisnin në radhë të hënën pasi u zhvendos nga rruga Ever Given.
Të mërkurën autoritetet menaxhuese hapën një proces hetimor për të zbuluar shkakun e ngecjes që e bllokoi kanalin për gjashtë ditë.