Edhepse dje kandidati i AKP, Binali Yildirim theksoi se kam “fituar zgjedhjet” në Stamboll dhe falenderonte popullin turk, ndryshe mendon Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë.
“Nga 31.102 kuti të hapura kandidati i opozitës CHP, Ekrem İmamoğlu ka fituar 4,159,650 vota, kurse Binali Yıldırım ka fituar 4,131,761 vota. Kanë mbetur të numërohen edhe 84 kuti”, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te një sërë mediash turke.
Ekrem İmamoğlu deri tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, përveç se ka përgënjeshtruar deklaratat e Yildirim se është fitues i Stambollit.
Në njëzet vitet e fundit Ankaraja dhe Stambolli kanë qenë të udhëhequra nga AKP e Erdoganit./Foldrejt.com