Harry Kane ka shënuar golin numër 267 në fanellën e Tottenham Hotspur në ndeshjen kundër Manchester City, shkruan Fol Drejt.
Përveçse një gol i rëndësishëm për luftën e Tottenham për një vend që dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm, ky gol theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të klubit londinez.
Si rrjedhojë, goli i Kane kundër Cityt ishte i 267 për sulmuesin anglez në fanellën e Tottenham Hotspur dhe kësisoj hyri në histori të klubit. /FolDrejt/