Në Gjilan është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur zyrtarin policor.
Ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /FolDrejt/