Një person mashkull është arrestuar pas një kanosjeje ndaj zyrtarëve policorë.
Në qytetin e Pejës, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, policia ka arrestuar një të dyshuar pas kanosjes dhe tentimit të të dyshuarit për t’i goditur dy zyrtarë policorë të cilët ishin duke patrulluar, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, tutje thuhet se me të dyshuarin janë marrë njësitë relevante policore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/