Gjykata Ushtarake e Qarkut Jugor të Rusisë ka dënuar kapitenin e Forcave të Armatosura Ruse Ruslan Artikov me 13 vjet burg, duke e shpallur atë fajtor për tradhti të lartë në bashkëpunim me oficerin e inteligjencës ushtarake ukrainase Alyon Katkal, tha sot një zëdhënëse e gjykatës dhe konfirmoi se oficerit rus i ishte hequr gradën e tij ushtarake.
Ajo ka theksuar se rasti është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të konfidencialitetit të dokumentacionit që është përdorur./FolDrejt/