Karvani i vaksinimit sot ka qëndruar në komunën e Dragashit.
Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë, me ç’rast njoftoi se ky karvan do ta vazhdojë punën me 4 janar, në komunën e Prizrenit dhe Mamushës, për të qëndruar më pas në çdo komunë të vendit.
“Një falënderim i veçantë për ekipet e vaksinimit të QKMF-ve në Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Skenderaj e Dragash për punën e bërë, me të cilat u zhvillua java e parë e Karvanit”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie./FolDrejt/