Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe sot ka vazhduar puna e karvanit të vaksinimit, e që ka qëndruar në komunën e Suharekës.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.
Ndërkaq, vetë Ministria e Shëndetësisë, duke parë rritjen e rasteve me COVID-19 së fundmi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen./FolDrejt/