Katër persona kanë vjedhur gjatë ditës së djeshme një kompani në Shtime.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:09, përcjell Fol Drejt.
“Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll. Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Rasti është duke u hetuar nga policia./FolDrejt/