Katër persona kanë humbur jetën në një seri orteku në veriun e largët të Norvegjisë, njoftoi policia.
Dy persona humbën jetën kur një ortek ra në një shtëpi dhe një hambar, në të cilin ndodheshin 140 dhi, në ishullin Reinoeia, të cilat i çoi në det, thuhet në një deklaratë, transmeton BBC.
Dy turistë kanë humbur jetën në dy ortekë të tjerë dhe dyshohet se janë shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk dihet ende./FolDrejt/