Në një shpërthim në një fabrikë çeliku në Kinën verilindore, katër persona humbën jetën dhe pesë u shtruan në spital me lëndime, njoftoi sot qeveria e qytetit.
Ajo shpërtheu të enjten në mëngjes në Jingkou Iron and Steel Co. Ltd. në Jingkou, në lindje të Pekinit në provincën Liaoning, sipas një deklarate nga Byroja e Situatave Emergjente të qytetit, raportoi AP.
Hetimi për shkakun e shpërthimit është në vijim, por ekspertët besojnë se ka pasur një mosfunksionim në pajisje, thuhet në deklaratë, transmeton Fol Drejt.