Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka përshëndetur miratimin e amandamenteve të Ligjit për Organizatat Jo-Qeveritare.
Në komunikatën e lëshuar nga KSCF theksohet se pas pesë muajsh që kur Kuvendi miratoi një version mjaft problematik, sot votoi amandamentet e propozuara nga Zyra e Presidentit të Kosovës, me standardet më të mira ndërkombëtare.
“Që nga nëntori i vitit 2018 300 organizata ishin bashkuar për parandalimin e rrezikut që i kanosej shoqërisë civile dhe demokracisë në vend”.
Ndër të tjera OJQ-të pjesë e kësaj nisme vlerësojnë reflektimin e partive politike në këtë ligj, njofton Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile .