Më 20 mars, Komisioni Evropian dhe Presidenca Suedeze e Këshillit të BE-së do të presin Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për të mbështetur njerëzit në Turqi dhe Siri, të cilët së fundmi u goditën nga një tërmet shkatërrues, njoftoi sot Komisioni Evropian.
BE u bën thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë dhe donatorëve globalë që të tregojnë solidaritet me popullin e Turqisë dhe Sirisë në këto rrethana të vështira dhe në përputhje me shtrirjen dhe madhësinë e dëmit, përcjell Fol Drejt.
Konferenca e donatorëve do të hapet në bashkëpunim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristerson, dhe do të organizohet në bashkëpunim me autoritetet turke, vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe kandidate potenciale. vendet fqinje dhe partnere, anëtarë të G20, si dhe OKB-ja, organizatat ndërkombëtare, organizatat humanitare dhe institucionet financiare ndërkombëtare dhe evropiane./FolDrejt/